Maqedoni

Tre persona të lënduar në aksidentin në Strumicë

15.02.2020 15:28

Një person është lënduar më rëndë, ndërsa dy më lehtë në aksidentin që ka ndodhur në ora 07:40 në rrugën rajonale Strumicë- Novo Sellë...

Një person është lënduar më rëndë, ndërsa dy më lehtë në aksidentin që ka ndodhur në ora 07:40 në rrugën rajonale Strumicë- Novo Sellë, mes fshatrave Dabillë dhe Bosillovë, njofton NjTKZ-Strumicë.
 
Në aksidentin kanë marrë pjesë tre automjete “tojota korolla”, “shevrolet spark” dhe “reno tvingo”. Nga fuqia e goditjes një automjet është djegur, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin të lënduarin prej aty.
 
Në nxjerrjen e të lënduarve, zjarrfikësit madje kanë përdorë mjet special hidraulik.
 
Në vendin e ngjarjes mbikëqyrje ka kryer ekipi mbikëqyrës i policisë së Strumicës./mia