Maqedoni

Integrimi në BE-Data: Ramadani metodologjia është reversibile, duhen reforma; Ruzhin: Mund të presim deri në samitin e Zagrebit

15.02.2020 18:16

RMV duhet të jetë në gejndje tiu përgjigjet kritereve dhe standardeve që parasheh metodologjia e re...

RMV duhet të jetë në gejndje tiu përgjigjet kritereve dhe standardeve që parasheh metodologjia e re për negociata  me vendet kandidate, të realizohen reformat në gjyqësi dhe të mos improvizohet.
 
Kështu vlerëson Analisti Ismet Ramadani sipas të cilit edhe brenda BE-së nuk ka më dilema sa i përket zgjerimit, megjithëse Metodologjia e Re është reverzibile, prandaj RMV duhet seriozisht ti rreket punës dhe përmbyshjes së detareve dhe obligimeve.
 
“Ajo që përmendet shpesh është reversibiliteti apo kthimi në standardet që mundet ndërkohë të mos respektohen të mos implementohen dhe me të drejtë do të rritet mbikqyrja,sinopsisi i  detyrave dhe obligimeve tona dhe sigurisht nga ajo përfitojmë.Sa i përket kohzgjatjes së bisedimeve ndoshta mund të jenë edhe më pak nëse ne seriozisht i rrekemi reformave punës dhe standardeve që na presin”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.
 
Edhe Analisti politik Nano Ruzhin,thekson se disa  institucione  janë të përgaditura për marrjen e datës, të tjerat janë pjesërisht andaj kërkohet transparencë më e madhe dhe të luftohet korrupsioni. Sa i përket Metodologjisë  së Re ajo është më komplekse dhe risi është procesi i revirzibilitetit i cili mund të na kthejë në fillim. Sa i pëket asaj se kur mund të presim datë për në BE, Ruzhin thekson se mund të pritet në mars por më e sigurt është varianti në Samitin e Zagrebit.
 
“Nëse ka vërejtje apo shtesa të caktuara nga ana e antareve të caktuara të BE-së dhe këtu mendoj për Francën,Hollandën dhe Danimarkën, atëherë vlerësoj se mund të presim deri në Samitin e Zagrebit”, theksoi analisti politik Nano Ruzhin.
 
Të dy bashkëbiseduesit janë të mendimit se RMV duhet të tregojë gatishmëri  me kapacitet insitutcional  të fillojë me reforma të rënda, për të funksionuar shteti ligjorë, si një nga çështjet më imediate  në rrugëtimin e vendit  drejt BE-së.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI