Botë

Rifillojnë kërkimet për avionin e zhdukur malajzias

06.10.2014 14:49

Sot rifillojnë kërkimet për gjetjen e aeroplanit malajzian, të zhdukur 6 muaj më parë...

Kërkimi për aeroplanin “MH370” do të fillojë në oqeanin Indian. Tre anijet e para që do të kërkojnë aeroplanin do të kalojnë 12 ditë në oqean, larg prej brigjeve të Australisë perëndimore.

Dy anije tjera pritet që të dërgohen në fund të këtij muaji. Ekuipazhet kërkimore do të përdorin teknologji moderne në kërkim të aeroplanit, i cili u zhduk më 8 mars, derisa po udhëtonte nga Kuala Lumpur në Beijing, me 239 njerëz në bord.