Maqedoni

Pr/ligji për prokurori, Maksuti: Rrezikon zbardhjen e lëndëve të hapura

15.02.2020 18:57

Drama e krijuar në kuvend rreth miratimit të projekt ligjit për prokurori publike, do të përmbyllet me pazar politik...

Drama e krijuar në kuvend rreth miratimit të projekt ligjit për prokurori publike, do të përmbyllet me pazar politik në kurriz të drejtësisë.
 
Profesori universitar Mersim Maksuti ligjin nuk e shikon si zgjidhje të duhur ligjore pasi bombat s’do shërbejnë si indicie për ndjekjen e krimit të lartë.
 
Sipas Maksutit kjo është zhgënjyese pasi zbeh parimin e sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjor ndërkohë që rrit mosbesimin e qytetarëve në gjyqësor.
 
 
“I gjith ky manovrim politik I cili bëhet rreth miratimit të ligjit të prokurorisë publike është një lloj pazari në kurriz të drejtësisë. Faktikisht gjykatat nuk do të kenë më bombat si dëshmi për të gjykuar për njerëzit e zhytur në korrupsion, krim, kriminalitet më të lartë të këtij vendi. Kjo për mua paraqet një zhgënjim, një dështim I sundimit të së drejtës dhe humbja e besimit në institucione dhe vrasja e shpresës së perspektivës së këtij vendi”, u shpreh profesori universitar Mersim Maksuti.
 
Maksuti konsideron se me heqjen e bombave si dëshmi në procedurat hetimore kriminelët I ikin përgjegjësisë, ndërkaq rrezikohet të zbardhen edhe procedurat që ishin të hapura nga ish prokuroria speciale. 
 
“Mos marrja e bombave , e materialeve përgjuese si dëshmi dhe si indicie për procedurat hetimore jo vetëm që është një baze e mirë që ti ikin drejtësisë në të ardhmen dhe gjitha proceseve që mund të hapen për ndjekjen e të korruptuarve për korrupsion më të lartë të këtij vendi, por druaj se kjo do të ndikojë në ato procedura të cilat tashmë janë të hapura nga prokuroria speciale më herët edhe ashtu që nuk kanë dhënë rezultatet e pritura edhe ato do të shkojnë drejt dështimit të tyre në mos ndjekjen dhe mos gjykimin e kryerësve të veprave penale pra për të cilat është hapur procedura ndaj tyre”, theksoi Maksuti.
 
Maksuti thotë se kjo çështje do të duhet të përmbyllet në formën më të mirë të mundur që vendi seriozisht ti reket ndërtimit të institucioneve të besueshme si dhe vendosjen e shtetit të së drejtës.
 
Kontestues në versionin e fundit të propozim ligjit paraqitet neni 110 alineja 1, ku prokuroria pamundësohet të hap lëndë të reja duke u mbështetur në ‘bombat’ e përgjimeve.
 
MERAL ISMAILI