Ekonomi

Në 8 muaj, 1.5 miliardë euro qarkullim nëpërmjet kartelave

06.10.2014 14:56

Në 8 muajt e fundit, qarkullimi i parave nëpërmjet kartelave bankare arrin vlerën prej 1.5 miliardë euro, thonë të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë...

Kjo vlerë e parave, që është vënë në qarkullim nëpërmjet kartelave, është për 81 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mësohet se pjesa më e madhe e parave nxirret “cash” nga bankomatet dhe vetëm një pjesë e vogël për të blerë.

Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, rezulton që vlera e parave në qarkullim nëpërmjet kartelave të jetë 6.2 milionë euro në ditë.

Të dhënat statistikore tregojnë gjithashtu se deri në muajin gusht të këtij viti qytetarët kanë poseduar 1.59 milionë kartela, por edhe pse ky numër duket të jetë i lartë, rezulton që qytetarët preferojnë të paguajnë “cash”.

Por, kjo nuk do të thotë rritje e mirëqenies, por vetëm është një e dhënë se qytetarët kanë mësuar si t’i përdorin bankomatet për t’i shpëtuar rrëmujave nëpër banka.