Botë

Virusi korona, 1669 të vdekur dhe 69 mijë të sëmurë

16.02.2020 12:25

Është rritur në 1669 numri I të vdekurve nga virusi korona Kovid 19, pjesa më e madhe e të cilëve janë në Kinë...

Ndërkohë numri i të prekurve raportohet që të jetë mbi 69 000 persona. Në anijen Diamond Princess janë njoftuar edhe 70 raste të tjera të konfirmuara më koronavirus, ndërsa numri i të prekurve në total ka shkuar në 356.

Në këtë anije ndodhen edhe dy shtetas të Maqedonisës së Veriut, ndërsa shtetasi i tretë pasi dit më aprë ka rezultuar i prekur nga virusi është dërguar për trajtim mjeksor. 

Pritet që ditën e sotme të evakuohen amerikanët që ndodhen në anije, dhe më pas do të futen në karantinë për një periudhë 14-ditore në SHBA.

Ditën e djeshme vdekja e një turisti kinez në Francë shënoi edhe viktimën e parë nga koronavirusi brenda kufijve të Evropës.

Kjo javë ka qenë java me numrin më të lartë të të prekurve, kur në një ditë janë raportuar 15 000 persona të prekur në Kinë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se 1716 punëtorë të sektorit të shëndetësisë janë infektuar me koronavirus dhe gjashtë prej tyre kanë vdekur.

Rreth 90 për qind e tyre ishin nga provinca Wuhan, ku janë regjistruar më së shumti raste të infektimeve.