Botë

Rripi i Gazës, sulme ajrore izraelite

16.02.2020 13:02

Aeroplanët luftarakë izraelit kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës...

Aeroplanët luftarakë izraelit kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës pas shkrepjes së dy raketave nga territori palestinez, njoftoi ushtria e Izraelit.
 
Përmes një deklarate, ushtria tha se avionët luftarakë dhe helikopterët shënjestruan strukturat që i përkisnin grupit palestinez Hamas në qendër të Gazës.
 
Sulmi erdhi menjëherë pasi ushtria izraelite tha se dy raketa u shkrepën nga rripi i bllokuar në jug të Izraelit. Nuk janë raportuar të plagosur.
 
Izraeli fajëson Hamasin, i cili qeveris Rripin e Gazës, për çdo raketë të shkrepur nga enklava, e cila gjendet nën një bllokadë të ashpër që nga viti 2007.