Botë
Mijëra gjermanë protestuan kundër të djathtës së skajshme
16.02.2020 13:58
Mijëra njerëz protestuan në Erfurt, kryeqytet i provincës gjermane Tiringia...

Mijëra njerëz protestuan në Erfurt, kryeqytet i provincës gjermane Tiringia, ku përzgjedhja për kryeministër e kësaj province federale shkaktoi kthesë politike në vend.
Sipas organizatorëve, në protestat morën pjesë rreth 18.000 njerëz nga organizata joqeveritare, artistë, liderë sindikalë dhe politikë të bashkuar në aleancën #Unteilbar (Të pandashëm).
Protestat u mbajtën me moton “Pa neve, nuk duam pak me fashistë: asnjëherë dhe askund!” Në parullat, mes tjerash shënonte “Nuk duam 4 Rajh” dhe “Nuk duam pushtet me çdo kusht”./mia
