Botë

Dy viktima në stuhinë Denis në Britaninë e Madhe

16.02.2020 14:52

Të paktën dy persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra mijëra po ballafaqohen me kaosin...

Të paktën dy persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra mijëra po ballafaqohen me kaosin që e shkaktoi stuhia Denis në Britaninë e Madhe, për shkak të së cilës janë anuluar qindra fluturime.
 
Një djalë 18- vjeçar u mbyt në detin në provincën Kent, ndërsa një tjetër ra nga anija nga rezervuari i karburantit në afërsi të portit Margejt, njoftoi “Dejli Meil”.
 
Gati 50,000 udhëtarë janë duke pritur në aeroporte pasi kompania IziXhet anuloi 234 fluturime, ndërsa edhe 60 të tjerë do të aterojnë sot.
 
Janë lëshuar tetë paralajmërime, për shkak të motit, përfshirë edhe rrezik për jetën, pasi janë regjistruar erëra prej 140 kilometrave në orë dhe reshje shiu deri në 15 centimetra.
 
Në dhjetëra qytete të cilat ende janë duke i riparuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e javës së kaluar Kjara, ushtria është angazhuar për t’i forcuar mbrojtjet nga përmbytja.
 
Ekspertët paralajmërojnë se moti i ligë këtë fundjavë do të shkaktojë përmbytje të reja./mia