Maqedoni
Kuvendi miratoi ligjin për Prokurori Publike
16.02.2020 16:40
Kuvendi miratoi pr/Ligjin për Prokurori Publike dhe pr/Ligjin për Këshill të Prokurorëve me shumicë të cilësuar...

Kuvendi miratoi pr/Ligjin për Prokurori Publike dhe pr/Ligjin për Këshill të Prokurorëve me shumicë të cilësuar, përkatësisht nga 120 deputetë gjithësej, 80 votuan “Pro” ligjeve.
Mirëpo, miratimit të Ligjit për Prokurori Publike i parapriu një mosmarrveshje, përkatësisht kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, ftoi deputetët që të votojnë pa i dhënë fjalën deputetes Liljana Poposka, e cila paraprakisht kishte kërkuar procedurale.
“Propozim ligjin në tërësi e vë në votim, ju ftoj të votojmë! Pardon! Votimin e anuloj. Procedurale ka Liljana Poposka”, u shpreh kreu i Kuvendit Talat Xhaferi.
Kjo situatë u shfrytëzua nga opozita e kryesuar nga VMRO DPMNE, e cila e akuzoi kreun e Kuvendit dhe shumicën parlamentare për shkelje të Rregullores së Kuvendit.
Sipas tyre votim meritor është votimi i parë, të cilin kryeparlamentari e anuloi.
“Kriminelë. Kriminelë, nuk kam se ç’të kem kujdes për këtë që po bëni. Z. Talat Xhaferi, në votimin e për ju bëtë thirrje, jo unë, dhe deputetë votuna. Nga 113 deputetë present, 74 votuan për 32 kundër. Ky votim nuk është I suksesshëm dhe ligji nuk është miratuar pasi miratohet me 80 vota”, theksoi kordinatori i GP të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Deputetët e VMRO DPMNE-së braktisën sallën e Kuvendit dhe thanë se do të kthehen vertëm për të votuar shpërndarjen e Kuvendit. Kërkuan nga presidenti Stevo Pendarovski që t ëmos e dekretoj ligjin për Prokurori Publike.
“Ky vendim i Kuvendit është jashtë Rregullores dhe I kundër ligjshëm. Ligji i tillë i pamiratuar nuk guxon të nënshkruhet nga presidenti Stevo Pendarovski dhe e ftojmëqë të mos jep legjitimitet për shkelje të tillë brutale të ligjeve dhe procedurave”, u shpreh Nikolla Micevski.
LSDM konsideron se VMRO DPMNE dështoi në përpjekte për të penguar miratimin e Ligjit për Prokurori, i cili sipas tyre garanton përforcimin e shtetit ligjor dhe ndihmon perspektivën evropaine të vendit.
“Përmbaruesi Hristijan Mickovski s’pat sukses në qëllimin që të bllokojë Ligjin për Prokurori Publike. Fitoi drejtësia. Kuvendi, 80 deputetë, dëshmuans e janë për shtet të fuqishëm të së drejtës, për sundimin e ligjit dhe përgjegjsi për të gjithë. Kuvendi, me 80 deputetë që votuan “Për”tregoi se është për të ardhme evropiane të vendit tone”, theksoi deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Me ligjin e ri për Prokurori Publike të gjitha lëndët që ka hapur Prokuroria Speciale, deri më 30 qershor të vitit 2017, e që i ka marë Prokurori Publik i RMV-së, u shpërndahen për procedim prokurorive themelore ndërsa prokurorët special do të vazhdojnë angazhimin deri në fund të mandatit për të cilin janë zgjedhë.
Prokuroria Publike nuk mund ta ngre aktakuzën në bazë të materialeve të përgjuara në mënyrë të paligjshme, ato mund të shfrytëzohen vetëm si indicie, përveç rasteve të ngitura para datës 30 qershor të vitit 2017.
SHPËTIM NUREDINI
