Botë

Tajfuni “Panfon”gjunjëzon Japoninë

06.10.2014 15:11

Gjendje alarmi në jug të Japonisë, që është gjunjëzuar nga tajfuni “Panfon”...

Në disa zona janë evakuuar qendra të tëra për shkak të frikës së përmbytjeve. Shpejtësia maksimale e erës në rajonin e qytetit Hamamacu arrin në 180 kilometra në orë. 
 
Në ishullin Okinaua, ku era ka arritur një shpejtësi prej më shumë se 145 kilometrash në orë, një ushtar amerikan ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë deklarohen të zhdukur. Të paktën 600 fluturime janë anuluar, ndërsa është ndërprerë edhe lëvizja e trenave midis Tokios dhe Nagojas.
 
Autoritetet japoneze urdhëruan evakuim të 300.000 personave, për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e tokës, përmbytjet, valët e mëdha dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut.