Maqedoni
Zaev, u vendos një themel i drejtësisë jo selektive
16.02.2020 17:25
Një themel i drejtësisë jo selektive, dhe gjyqësi që garanton përgjegjës...

Një themel i drejtësisë jo selektive, dhe gjyqësi që garanton përgjegjësi dhe dënime për secilin që ka shkelur ligjin.
Kështu e vlerësoi miratimin e ligjit të prokurorisë kreu i LSDM-së Zoran Zaev, sipas të cilit 80 deputetë, e kuptuan momentin kyç për sundimin e drejtësisë dhe për integrimin evropjan të vendit.
“Shumica e madhe në kuvend arriti fitore historike ndaj strukturave kriminale të VMRO-DPMNE-së, sot dëshira për drejtëi e mundi dëshirën për të vjedhur para. Mekëtë ligj është garantuar zgjidhja gjyqësore i të gjitha proceseve të jinicuara nga Prokuroria Speciale. Të gjitha lëndët do të kenë zgjidhje gjyqësore në procedura korrokte dhe transparente. Të akuzuarit do të gjykohen në bazë të dëshmive që ishin siguruar në procedura të gjata për çka indikacione bazë ishin bisedat e përgjuara përkatësisht bombat. Nuk ka amnesti të fshehur për askend, as për rste të vjetra e as për rastetë reja. Secili që e ka shkelur ligjin do të përballet me përgjegjësi. Secili që në të ardhmen do të shkel ligjin do të prëballet me përgjegjësi”, u shpreh kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.
Sipa kreut të LSDM-së me këtë ligj garantohet se politikanët nuk do të zgejdhin dhe emrojnë prokuror, e as të vendosin për fatin e lëndëve. Tani në radhë është Bashkimi Evropian tha Zaev.
“Ne premtimet tona i përmbushim, tani është radha që BE-ja të mbaj premtimin, është koha për datë për negociata dhe anëtarësim në BE”, theksoi Zaev.
Ai njëherit paralajmëroi për të hënën në ora 18:00 një marsh para Kuvendit, nën moton të gjithë për drejtësi.
FLORIE BELULI KAMBERI
