Maqedoni

Vetëshpërndahet legjislatura e kuvendit

16.02.2020 17:44

Me 108 vota “Për”, deputetët vendosën të vetëshpërndajnë këtë legjsilaturë të Kuvendit të Republikës...

Propozuesi i vemndimit për vetëshpërndarje, kryepralamentari Talat Xhaferi, tha se vendimi bazohet në qëndrimin unison të liderëve të partive parlamentare për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, më 12 prill. Sipas tij, data e vetshpërndarjes është caktuar në kordinim me KSHZ-së.   
 
“Momenti I fundit I shpërbërjes së Parlamentit duhet të jetë sot që të sigurohen afatet dhe veprimet në kohë të KSHZ ashtu siç janë deklaruar me shkresën e 10 shkurtit. Unë supozoj që, bazuar në vendimin politik të subjekteve politike në takim të liderëve tek presidenti I shtetit, vitin e kaluar, do të votohet nga të gjithë prezentët, gjegjësisht do të sigurojë shumicën e duhur”, u shpreh kryepralamentari Talat Xhaferi.
 
Për grupin parlamentar të LSDM-së ky ka qenë një mandate plot sfiida ku janë marrë vendime të rëndësishme.
 
“Mbaron mandati I një përbërje parlamentare I cili për tre vjet kaloi shumë sfida, u përball me shumë moimente të vështira dhe tejkaloi kriza serioze. Por, kjo nuik na pengoi në qëllimin që të marrim vendime serioze historike që e definojnë dhe sigurojnë të ardhmen e shtetit tonë. Vendime që garantojnë zhvillim, përparim dhe stabilitet”, theksoi kordinatori i GP të LSDJM-së, Jovan Mitreski.
 
Mirëpo VMRO opozitare konsidron se me shpërndarjen I ka ardhur fundi një qeverie jopopullore dhe të kriminalizuar.
 
“Gjatë mandatit të kësaj qeverie kriminale të udhehequr nga LSDM, jemi dëshmitarë të krimeve pa fund, skandale të ndryshme dhe vendime antishtetërore, devalvim të të gjitha institucioneve shtetërore dhe mosrespektim të asnjë procedure ligjore”, u shpreh kordinatori i GP të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.
 
Shpërndarja e Kuvendit dhe caktimi i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare ndodh  për shkak të mosmarrjes së datës së premtuar për fillimin e negociatave me BE-në, në samitin e tetorit, edhepse vendi arriti marrëveshje me Greqinë dhe ndryshoi emrin Kushtetues.
 
SHPËTIM NUREDINI