Maqedoni

Ndotja e ajrit, përdorimi i maskave si preventivë

16.02.2020 17:58

Gjatë sezonit të dimrit ndotja e ajrit është në nivel të lartë, madje shtrirja e ndotjes kohëve të fundit...

Gjatë sezonit të dimrit ndotja e ajrit është në nivel të lartë, madje shtrirja e ndotjes kohëve të fundit po zgjerohet edhe në qytete të tjera të të vendit.
 
Shkupi  si metropolë radhitet ndër vendet më të ndotura në botë . Ende nuk janë marrë masa afatgjate për zgjidhjen e këtij problemi .
 
Qytetarët e anketuar nga TVM2  e  shohin si  preventivë përdorimin e maskave  kur është ajri i ndotur dhe dalin në ambiente të hapura. 
 
“T’ju them të drejtën masken e shfrytëzoj  kur është ajri shum I ndotur ,kam në shtëpi dy –tri maska”
 
“Po ndonjëherë”, shprehen qytetaret.
 
Gjatë realizimit të anketës hasëm edhe në qytetarë të shumtë të cilët nuk preferojnë  dhe nuk duan ti përdorin maskat.
 
“Nuk përdorim jo”
 
“Jo Si përdori se nuk dal unë”
 
“Nuk  përdori maskë sepse unë jetoj në rajon  aty është ajri më i pastër , dhe rrallë vij në qytet”
 
“Un në përgjithësi nuk i përdori edhe pse është e preferueshme si preventivë nga ajri i ndotur”
 
“E kam praktikuar cdo ditë por sot është koha e mire”
 
“ Jo, jo”, theksojne qytetaret.
 
Personat që vuajnë më tepër nga  ajri  ndotur janë  kryesisht ata me sëmundje kronike , si dhe fëmijët me sëmundje të organeve të frymëmarrjes dhe pneumonive.
 
Autoritetet shëndetësore rekomandojnë në raste të tilla qytetarët të evitojnë  daljet e shpeshta  në ambiente të hapura të përdoret ushqim vitaminoz etj.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI