Zaharieva, ligji i prokurorisë bind Makronin për bisedimet
Miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike do të ndihmoj që presidenti francez, Emanuel Makron...

Miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike do të ndihmoj që presidenti francez, Emanuel Makron të bindet që të jep dritë jeshile, si dhe do të ndikoj në raportin e Komisionit Evropian, vlerëson shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva.
“Mendoj se ligji për prokurori publike do të ndihmoj për sinjale pozitive që Komisioni Evropian të jep dritë jeshile. Ne bëjmë gjithçka që mundemi që të ndihmojmë, e dini se Bullgaria ka zhvilluar disa herë biseda formale dhe joformale me Francën që të jep dritë jeshile edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë. Por, as unë nuk guxoj të gëzohem, të shohim fillimisht rezultatet e Komisionit”, deklaroi Ekaterina Zaharieva, pas takimit me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov në Mynih të Gjermanisë.
