Maqedoni
Tetova, qyteti pa transport urban
16.02.2020 18:57
Qyteti i Tetovës me rreth 180 mij banorë dhe me dy Universitete...

Qyteti i Tetovës me rreth 180 mij banorë dhe me dy Universitete, vazhdon të përballet me mungesën e transportit urban. Kjo paraqet problem për lëvizjen e qytetarëve, të cilët janë të detyruar të shfrytëzojnë vetura apo të gjejnë mënyra alternative për ushëtim.
“Kanë kaluar më shumë se 15 vite në qytetin e Tetovës,thuajse nuk ekziston fare transporti urban. Qytetarët e revoltuar kërkojnë edhe një herë nga institucionet përkatëse që sa më shpejtë të vendoset në funksion transporti urban,pasi sipas tyre do të ishte edhe më i lirë”.
“Tetova për transport urban ka nevojë se 20 vite,se e këtë ditë nuk ka. Ky kaos që shkaktohet ka një arsye se pse, dhe ajo është mungesa e transportit publik. Çdo person në punë - shtëpi shkojnë me vetura sikur të shfrytëzonim transportin publik,do të kishte shumë të mira si në aspektin ekonomik”.
“I nevojshëm është por s’behët. Ajo që është premtuar duhet realizohet”.
“Është një premtim që në çdo cikël zgjedhor premtohet por realizim nuk ka. Është shumë i nevojshëm për qytetin e Tetovës me 5 shkolla të mesëm dhe dy Universitete,të ketë transport urban,do të ndihmonte shumë në reduktimin dhe mbingarkesën e komunikacionit këtu në qytetin tonë”.
“Un e kamë vajzën në Reçic të vogël, nga këtu atje është 100 denar, me autobus do shkosh me 10 denar 20 denar. Këtu është jeta e shkatërruar”, shprehen qytetaret e anketuar.
Edhe pse nuk ka transport publik, Tetova e ka të themeluar Ndërmarrjen e transportit publik. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje Fejsal Beadini, paralajmëron se me mjete të siguruar nga Banka Botërore pritet që shumë shpejtë kjo ndërmarrje të furnizohet me 5 autobus.
“Komuna e Tetovës, ka aplikuar deri të programi MSIP 2 për përmasimin e shërbimeve komunale,së bashku me Ministrin e Financave deri te Banka botërore, me ç’rast, është miratuar shuma prej 73 milion e 200 mijë denarëve, për gjithsej 5 autobus të ri. Si për fillim mendojmë se 5 autobus do të jenë të mjaftueshëm për qytetin tonë, duke parë se janë planifikuar tre linja të funksionimit të transportit”, theksoi drejtori Fejsal Beadini.
Ambientalistët thonë se transporti urban do të mundësonte që një pjesë e qytetarëve të mos përdorin automjetet e tyre, me çka do të kontribuohej edhe në uljen e ndotjes së ajrit, që është një problem tjetër me të cilin përballen tetovarët.
VISAR SADIKI
