Ohri ngre “Flamurin e bardhë”, simbol i pastërtisë së liqenit
Në Ohër, dje u ngrit flamuri i parë i bardhë, simboli ndërkombëtar për pjesën ekologjikisht të trajtuar të liqenit të Ohrit, duke futur kështu Ohrin në hartën botërore të liqeneve të pastra...

Projekti zbatohet në organizim të Shoqatës Globale për Ngritjen e Vetëdijes për Botën Nënujore, shoqatë ekologjike jofitimprurëse me seli në Norvegji, e cila ka për qëllim pastrimin e deteve, lumenjve dhe liqeve, si dhe drejt ngritjes së vetëdijes për pasojat nga ndotja e ujërave, përgjegjësi më e madhe ekologjike dhe aksion.
Nga kjo shoqatë thonë se “Flamuri i bardhë” që dje iu dorëzua Maqedonisë, është simbol që shënon pastërtinë e ujërave.
"Flamuri i bardhë", si simbol për herë të parë është vendosur në Monako, ndërsa në rajon manifestime të ngjashme janë mbajtur në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë.
