Botë
Turqi, të ndalen sulmet në Idlib të Sirisë
16.02.2020 19:45
Sulmet në rajonin sirian të Idlibit duhet të ndalen menjëherë dhe se duhet të arrihet një marrëveshje për armëpushim...

Kështu I ka thënë Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu homologut të tij rus Lavrov.
Turqia dhe Rusia mbështesin palë të kundërta në konfliktin në Siri, por kanë bashkëpunuar që të arrihet një zgjidhje politike. Megjithatë, ofensiva e fundit e Qeverisë siriane në Idlib ka rritur tensionet ndërmjet Ankarasë dhe Moskës.
“Ne i thamë Rusisë se agresioni në Idlib duhet të ndalet dhe se një armëpushim i qëndrueshëm duhet të arrihet”, tha Cavusoglu për gazetarët në Mynih, teksa po merr pjesë në Konferencën për Siguri.
Lidhur me situatën në Idlib, zyrtarët turk dhe rusë do të bisedojnë të hënën në Moskë, shtoi Cavusoglu.
Rusia mbështetë presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia mbështetë forcat rebele, që për pothuajse nëntë vjet po luftojnë për ta rrëzuar nga pushteti al-Assadin
