Shënohet 12 vjetori i pavarësisë së Kosovës
12 vjet më pas, vendi vazhdon të përballet me sfida të jashtme dhe të brendshme....

Kosova feston sot pavarësinë. 12 vjet më pas, vendi vazhdon të përballet me sfida të jashtme dhe të brendshme. Kosova vazhdon të mos ketë zgjidhje për konfliktin e saj me Serbinë që nuk e njeh si shtet më vete e për të cilën u vendos edhe taksa 100%.
Vetëm 116 vende e kanë njohur si shtet të pavarur dhe mungon në përbërjen e organizmave më të njohura botërore, e dënon mos liberalizimi i vizave për shtetasit e saj dhe prej vitesh cilësohet nga mekanizma ndërkombëtarë si vend me korrupsion, varfëri, krim të organizuar dhe sistem të brishtë të arsimit dhe shëndetësisë.
Ky përvjetor e gjen vendin me një qeveri të re, nën drejtimin e Albin Kurtit. Me rastin e shënimit të kësaj dite janë paraparë një sërë aktivitetetsh dhe manifestimesh të organizuar nga insitutcionet e Kosovës.
