Zgjedhjet e 12 prillit, KSHZ: Rrjedhin afatet për zbatimin e procesit
Pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare më 12 prill....

Pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare më 12 prill, po rrjedhin afatet për zbatimin e tyre. KSHZ ka miratuar Planin për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
KSHZ në afat prej tre ditësh nga shpallja e zgjedhjeve, dorëzon kërkesë deri te Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë për të dhënat e të punësuarve në administratën shtetërore dhe atë lokale që të mund të kryhen zëvendësimet eventuale në përbërjet e organeve zgjedhore.
Komisioni pritet që sot të kërkojë nga MPB të dorëzojë Listën zgjedhore e cila duhet ti përmbajë të gjitha të dhënat. Lista e KSHZ-së duhet të vendoset në mbikëqyrje publike në gjitha zyrat rajonale dhe vendore më së voni dhjetë ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.
Mbikëqyrja publike zgjat 15 ditë dhe fillon më 26 shkurt 2020, ndërsa zgjat deri më 11 mars 2020 deri ora 24, periudhë kur qytetarët mund të dorëzojnë kërkesat për regjistrim ose fshirje të të dhënave nga Lista zgjedhore.
KSHZ mes tjerash ka përcaktuar edhe çmimet më të larta dhe të ulëta për reklamim në radio, televizion dhe mediat të shtypura si dhe shumat më të larta që mund të paguhen për reklamim në internet portalet.
