KRRE vendosi për çmimet e reja, shtrenjtohen për 0.5 denarë derivatet e naftës
17.02.2020 12:43
Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës....

Me vendimin e KRRE-së çmimet e benzinës dhe dizelit rriten për 0.50 denarë për litër. Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 do të shitet për 66 denarë për litër, Europsuper BS-98 do të shitet për 68 denarë për litër, ndërsa Eurodizeli do të shitet për 58 denarë për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme.
