Maqedoni

Rasti “Zhvatja”, prezantohen provat nga masat e posaçme. Ruskoska: Kolegia ende nuk e ka kuptuar përse akuzohet

17.02.2020 15:34

Me prezantimin e dëshmive të siguruara me masat e posaçme hetuese me ndjekjen e fshehtë të Bojan Jovanvoskit dhe Zoran Milevskit...

Me prezantimin e dëshmive të siguruara me masat e posaçme hetuese me ndjekjen e fshehtë të Bojan Jovanvoskit dhe Zoran Milevskit, vazhdoi gjykimi për rastin “Zhvatja”.
 
Video xhirimet prej disa sekondave janë xhiruar me urdhër të prokurores, Villma Ruskovska, në periudhën prej një muaji vitin e kaluar. Në to shihen takimet dhe lëvizjet e Milevskit dhe Jovanovskit nëpër disa lokale, hotele dhe pakringje në Shkup dhe Ohër.
 
Ruskovska shpjegoi se dy të dyshuarit gjatë kësaj periudhe kanë vizituar edhe Katica Janevën, janë vozitur në automjete “Porshe” me targa bullgare dhe me një xhip me targa maqedonase. Mbrojtja thotë se me këto prova të pakompletuara nuk vërtetohet asnjë veprim kriminel i të pandehurve. 
 
“Përmes prezantimit të MPN-së nuk mund të shohim asnjë dëshmi konkrete dhe zbulojmë ndonjë veprim kriminel për ndonjë prej të pandehurve. Pas një muaj xhirimesh të  të pandehurve, në gjykatë pamë se vetëm njëherë Bojan Jovanovski ka shkuar në shtëpinë e Katica Janevës dhe këtu nuk shohim asgjë të çuditshme, pasi që në asnjë moment ata të dy nuk kanë pasur kontakte.”,- deklaroi avokati mbrojtës, Deljo Kadiev.
 
“Në rastin konkret kishte disa momente ku patëm vetëm lexim dhe interpretim të pavarur të provave nga ana e policëve të cilët kanë filmuar të pandehurit, mirëpo nuk ishte e mbështetur me video adekuate. Vlerësoj se kjo është e palejueshme, sepse nuk përmbushet në tërësi implementimi i masave të posaçme të ndjekjes.”,- theksoi avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.
 
Prokurorja Ruskovska propozoi që në seancën e radhës të dëgjohen edhe për opinionin provat që të premten u dëgjuan pa praninë e mediave. Për të shqetësues është fakti që Janeva ende nuk e ka kuptuar që ka shkelur ligjin e prandaj gjykohet. 
 
“Prokuroria, për veprat penale për të cilat ka pasur bazë dyshimi,  ka ngritur aktakuzë për mos respektim të ligjit dhe larje parash duket se kolegia nuk ka kuptuar se është e akuzuar për mos respektim të detyrës.”,- theksoi prokurorja, Vilma Ruskovska.
 
Jovanovski i pa xhirimet e ndjekjes duke qeshur. Gjykatësja, Vaska Nikollovska Masevska, i kërkoi të dalë jashtë sallës që të qetësohet, por Boki nuk pranoi e seanca vazhdoi me prezantimin e dëshmive. Gjykimi i radhës vazhdon të martën.
 
REXHEP QAMILI