Maqedoni

Nesër bëhet konstituimi i grupeve punuese SASHK-MASH

06.10.2014 15:21

Grupe punuese të Ministrisë së Arsimit dhe SASHK-ut do të debatojnë për shumë çështje që tangojnë sferën e arsimit...

Sipas numrit një të këtij dikasteri, Abdylaqim Ademit, pritet që deri të martën nga SASHK-u të dorëzohen propozime konkrete për përbërjen e grupeve punuese që  do të përfshihen në debat.
 
Ndërkohë edhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Ndelekov ,thotë se më së voni deri të martën pritet të konstituohen grupet punuese dhe të fillojnë bisedimet.
 
“Më së voni deri të martën do të konstituohen grupet dhe së shpejti do të fillojnë me punë. Përndryshe, do të debatohet për pesë çështje edhe atë të ndërpritet zbatimi i dënimeve dhe shpërblimeve për mësimdhënësit në bazë të rezultateve të testimit ekstern dhe atij intern, po ashtu do të debatohet për ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me kufizimin e së drejtës të grevës, do të debatohet për uljen e dënimeve në shkollat fillore dhe të mesme, për rritjen e rrogave në arsim dhe për ngarkesën me punë administrative”- deklaroi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov.
 
Sipas ministrit Ademi, pas tre javësh sërish pritet të realizohet takim me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedelkov, të shqyrtohet se a do të ketë nevojë për ndryshime ligjore, ndërsa kërkesat të cilat do të arrihen të harmonizohen do të inkorporohen në ligj.
 
FLUTURA LATIFI