Maqedoni
Aleanca për Shqiptarët: Të gjitha dështimet kanë vulën e BDI-së
17.02.2020 16:16
Zgjedhjet sapo janë shpallur, por partitë kanë filluar akuzat parazgjedhore shumë më herët se fillimi zyrtar i fushatës parazgjedhore, më 23 mars.

ASH në konferencë për media, akuzoi BDI-në për dështime në drejtësi, ekonomi, shëndetësi e bujqësi, për mossigurimin e arsimimit shqip në më shumë komuna ku banojnë shqiptarë, mozgjidhjen e problemit të deponive të egra e ajrit të ndotur etj.
“Duke filluar nga sistemi gjyqësor, arsimi, shëndetësia, ekonomia, ekologjia e shumë të tjera... Ekonomia shënon rënie në vendbanimet shqiptare. Papunësia e të rinjve në Maqedoninë e Veriut zë vendin e tretë në botë. Papunësia e shqiptarëve në vend është alarmante dhe larg përqindjes që kushtetuta e obligon, gjë që rriti përqindjen e migracionit. Fondet dhe subvencionet shtetërore zbatohen vetëm për pushtetarët.”,- u shpreh zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti.
