Maqedoni

Zgjedhjet parlamentare, fillojnë afatet për zbatimin e zgjedhjeve

17.02.2020 16:57

Me nënshkrimin e aktit për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare nga kreu i kuvendit...

Me nënshkrimin e aktit për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare nga kreu i kuvendit, fillon edhe rrjedhja e afateve për organizimin e tyre.
 
Brenda 10 ditëve nga shpallja e zgjedhjeve, KShZ duhet të vendosë regjistrin e zgjedhësve në shqyrtim publik në njësitë rajonale dhe zyrat lokale. Shqyrtimi publik zgjat 15 ditë dhe fillon më 26 shkurt kurse zgjat deri më 11 mars. Në këtë periudhë qytetarët mund të dorëzojnë kërkesat për regjistrim, plotësim apo rifreskim të të dhënave nga regjistri zgjedhor.
 
Listat e kandidatëve në KShZ duhet të dorëzohen 30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Ndërkohë firmat e kandidatëve të pavarur  mblidhen para personave zyrtarë të KShZ-së, por edhe para noterit kompetent, me ç’rast kandidati i pavarur duhet të njoftojë KShZ-në se te cili noter do t’i mbledhë nënshkrimet.
 
Financimi për fushatën zgjedhore detyron pjesëmarrësit në zgjedhje të kenë vetëm një llogari bankare të cilën do ta hapin brenda 48 orëve pas verifikimit të listës, apo më së voni 48 orë pas shpalljes së zgjedhjeve. 
 
Lista e afateve rregullon dhe fushatën zgjedhore që është paraparë prej 20 ditësh para zgjedhjeve, deri me heshtjen zgjedhore 24 orë para ditës së zgjedhjeve. Fushata fillon më 23 mars dhe përfundon më 10 prill.
 
Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore nuk mund të porosisin reklama të parapaguara politike në radiodifuzerë të cilët nuk janë të regjistruar në regjistrin e radiodifuzerëve dhe portaleve.
 
Për këtë arsye KShZ-ja u bënë thirrje mediave që duan të emitojnë reklama të paguara politike, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të regjistrohen në Komision dhe atë ta bëjnë në afat prej tre ditëve nga shpallja e zgjedhjeve.
 
NAIM RAMADANI