Maqedoni

Ligjet për Prokurori dhe Këshill të Prokurorëve, Xhaferi: Janë miratuar në procedurë adekuate

17.02.2020 17:22

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, hedh poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së se ligjet për Prokurori dhe Këshill të Prokurorëve...

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, hedh poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së se ligjet për Prokurori dhe Këshill të Prokurorëve nuk janë miratuar në procedurë adekuate.
 
Sipas tij, ripërsëritja e votimit të ligjit për prokurori u bë për shkak të problemeve teknike për shkak të të cilave gjatë votimit nuk u regjistruan disa deputetë.
 
Për kërkesën për votimin me Badenter të ligjit të Këshillit për Prokuror, Xhaferi pranon se gaboi nga nxitimi , nisur nga fakti se dy zgjidhjet paraprake ligjore u votuan me Badenter, por edhe opozita e ka të qartë sipas tij se  për këtë ligj  nuk është i nevojshëm votimi i dyfishtë.
 
“Ligji miratohet pa badenter sepse ligji bazë është miratuar pa badenter, ndryshimet dhe plotësimet që pasojnë miratohen me të njëjtën procedurë siç është miratuar ligji bazë dhe për atë arsye edhe ndryshimet dhe plotësimet janë miratuar pa badenter. Unë e kuptojë që ajo fushatë që bëhet jashtë kuvendit për çështje të tjera, është çështje fushate a për atë që unë kam qenë gabim, mendoj që për tre vite edhe unë kam mundur në të folurit të bëj një gabim, por jo në procedurë dhe jo në atë çka prodhon procedura dhe vendimi përfundimtarë.”,- deklaroi kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.
 
LSDM: VMRO-DPMNE deshi të pengojë drejtësinë
 
Edhe nga LSDM thonë se ligjet u miratuan në përputhje me procedurat ndërkaq akuzuan VMRO-DPMNE-në se  me gjitha format tentoi që të bllokojë drejtësinë me qëllimin përfundimtarë që të amnistohen nga përgjegjësia kriminelët e tyre.
 
“Ka listë në përputhje me ligjin për komitetin për marrëdhënie midis bashkësive ku janë të numëruara të gjitha ligjet për të cilat nevojitet shumicë e dyfishtë. Në rastin konkret për ligjin e Këshillit të Prokurorëve Publik nuk nevojitet shumicë e dyfishtë.  Kjo është edhe një përpjekje e VMRO-DPMNE-së që të pengojë drejtësinë, por nuk ia dolën.”,- u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
 
VMRO-DPMNE: Do të shtrojmë ankesë tek institucionet kompetente
 
Megjithatë VMRO s’heq dorë nga dhënia e llogarisë institucionale për miratimin e ligjeve, të bindur se janë sjellë në kundërshtim me rregulloren.
 
“Ekipi i juristëve të VMRO-DPMNE-së shqyrton gjitha mundësitë, analizon situatën dhe menjëherë do të dal me të dhënë konkrete, gjegjësisht ankesë e cila do të dorëzohet deri tek institucionet kompetente për miratimin e ligjit jashtë rregullores së parlamentit.”,- theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
 
Ligji për Prokurori Publike dhe ligji për Këshill të Prokurorëve u miratuan ditën e fundit të punës së kuvendit me 80 vota. Në procedurë parlamentare kanë mbetur pa epilog konkret edhe 150 ligje.
 
MERAL ISMAILI