Maqedoni
Fëmijët me nevoja të veçanta, hapet klasa senzorike në Çerdhen “Fidani”
17.02.2020 17:39
Pas klasave senzorike në shkollat fillore “Liria”, “Imri Elezi” dhe “Hasan Prishtina”...

Pas klasave senzorike në shkollat fillore “Liria”, “Imri Elezi” dhe “Hasan Prishtina”, edhe objekti qendror i Çerdhes “Fidani” në Çair do të ketë tani klasën senzorike për fëmijët me nevoja të veçanta. Nga Drejtoria e Çerdhes presin që klasa të tilla të ketë në çdo objekt. Autoritetet premtuan se do të investojnë për më shumë klasa të tilla.
“Në 6 objektet e çerdhes e kemi vetëm këtu klasën senzorike. Shpresojmë në të ardhmen se do të punohet edhe në objektet tjera.”,- theksoi drejtoresha e Çerdhes “Fidani”.
“Ne çdo objekt ku mësojnë nxënësit më së paku do të investojmë në një klasë senzorike.”,- tha kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Klasat senzorike megjithatë nuk po financohen nga buxheti shtetëror apo komunal, por si investim nga donatorë dhe biznese të ndryshme.
“Për të gjithë ne është obligim moral që të ju ndihmojmë nxënësve tanë. Shumica edhe prej nesh të biznesit do të ndihmojmë aty ku ka nevojë.”,- u shpreh donatori, Enver Maliqi.
Politikanët premtuan se me mbështetjen e biznesit, klasa të tilla do të hapen në të gjitha vendbanimet shqiptare ku ka nevojë.
REJHANE BUSHI METAJ
