Maqedoni
OEMVP, takime me përfaqësues të “Alternativës”
17.02.2020 18:03
OEMVP ka takuar përfaqësuesit e lartë të partisë “Altenativa” si vazhdë e takimeve me të gjitha partitë politike në prag të zgjedhjeve....

Si pjesë e platformës së OEMVP-së janë paraparë 99 pika të ndara në 9 fusha kryesore. Disa nga këto fusha janë edhe: partneriteti i odave ekonomike me Qeverinë, reformat në institucionet publike dhe shtetërore, sektor stabil për zhvillim të biznesit, përfundimi i projekteve infrastrukturore, fuqia cilësore punëtore dhe të tjera.
“Kërkesat e aspektit infrastrukturor janë autostrada Shkup – Bllacë, e cila duhet të jetë prioritet i prioriteteve dhe është një projekt i vonuar mund ta them lirisht, sepse është në interes krucial ekonomik për vendin…. zona e Vizbegut, Kodra e Diellit, terminali doganor Jazhincë dhe çështjet që kanë me funksionimin e mirëfilltë dhe dialogun që çdo subjekt politik duhet ta ketë me Odën Ekonomike në mandatin e ardhshëm.”,- tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.
Nga “Alternativa” premtuan se zhvillimi ekonomik do të jetë një ndër shtyllat kryesore të programit të tyre politik.
“Sa më shumë pika të platformës të OEMVP-së të jenë pjesë e programit të përbashkët, për shkak se janë njerëz nga biznesi, ata ballafaqohen çdo ditë me problemet reale të qytetarëve, ata e dinë më së miri se si bëhet një zhvillim ekonomik dhe ne si parti politike, koncepti jonë është që gjithmonë të jemi në shërbim të tyre.”,- u shpreh kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi.
Nga OEMVP thonë se gjithmonë do të kontribuojë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.
SEDAT SELIMI
