Maqedoni

Ligji për Mbrojtje, Shekerinska: VMRO e dinte se ligji kalon edhe pa ata

17.02.2020 18:14

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shprehu mirënjohje për deputetët që votuan Ligjin për Mbrojtje...

Sipas saj, me votimin e këtij ligj RMV tashmë i ka përmbushur të gjitha obligimet e brendshme për të funksionuar si një vend anëtar i NATO-s.
 
Duke komentuar votat pro të deputetëve të VMRO-së, Shekerinska potencoi se ata e kanë pasur të qartë se me apo pa votat e tyre ligji do votohet e prandaj nxituan të fotografohen si pro NATO-s. 
 
“Kur u desh të votohet për Ligjin për ratifikim të vendit tonë në NATO, VMRO e ka pasur të qartë se ajo do të kalojë me ose pa votat e tyre, prandaj erdhën para Kuvendit sa për t’u fotografuar dhe për të treguar para qytetarëve se edhe ata janë për në NATO. Por, kur neve na u desh t’i sigurojmë 80 votat për Ligjin për Mbrojtje, ata gjetën alibi për ta bllokuar.”,- theksoi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
Nga Aleanca kanë përshëndetur miratimin e Ligjit për Mbrojtje.  Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, në profilin e saj në Twitter shkruan se kjo është një fushë shumë e rëndësishme e reformave për shtetin, i cili përgatitet t’i bashkëngjitet NATO-s, si anëtare e plotfuqishme.
 
FITIM KRYEZIU