Maqedoni
Vërshimet e vitit 2016, bujqit: Dëmshpërblim, ose i vazhdojmë protestat
17.02.2020 18:56
Bujqit e Gazibabës dhe Haraçinës, që ende nuk janë dëmshpërblyer për dëmet nga vërshimet e 2016

Bujqit e Gazibabës dhe Haraçinës, që ende nuk janë dëmshpërblyer për dëmet nga vërshimet e 2016, kërcënuan sot se nëse nuk paguhet dëmshpërblimi do të organizojë protesta të reja që do të jenë më masive dhe serioze.
Bëhet fjalë për 1.5 milionë euro, mjete të cilat duhet t’u jepen bujqve të territorit të komunës së Gazibabës, në formë të kompensimit të dëmit të shkaktuar nga breshri.
Në mënyrë shtesë do duhet të kompensojnë edhe bujqit e Haraçinës. Ata kërkuan sot takim me kryeministrin Spasovski, por ky i fundit gjendet jashtë vendit. Thanë se do presin deri sa të kthehet.
“Në qoftë se nuk ka rezultat, ne të mërkurën paraqesim në polici, ndërsa me protesta vazhdojmë ditën e enjte dhe të premte. Mirëpo, tash do të jenë të them më të rrepta protesta. Shpresojmë që do të gjejmë mënyrë se si ta zgjedhim këtë problem. I kisha lutur edhe qytetarët, se është motoja të ndihmojmë bujqit tanë, të marrin pjesë në ato protesta për hir, se kanë nevojë qytetarët, posaçërisht ato që merren me bujqësi, kanë probleme shumë të mëdha familjare.”,- deklaroi Adnan Hajrullahu nga Këshilli Organizativ.
