Maqedoni
Akuzat e ASh-së, BDI: ASh verbërisht injoron arritjet
17.02.2020 19:18
BDI, kundërpërgjigjet...

BDI, kundërpërgjigjet.
“Ish partneri ynë në Qeveri, fraksioni i PDSH-së së Menduh Thaçit, ASh, verbërisht po injoron të arriturat e mëdha të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Mbi 25.000 administratorë shqiptarë, gjuhë e flamur zyrtarë, dy universitete shqiptare, shkolla, spitale, kryetar kuvendi, kryetar gjykate supreme, kryetar federate futbolli, NATO dhe BE, si dhe shumë projekte të tjera të panumërta injorohen nga partitë që kanë program vetëm për të rrënuar BDI-në dhe për të rrënuar të gjitha tona. Ish partnerët tanë të koalicionit duhet të fokusohen në të arriturat dhe të lënë kritikat dhe sulmet, por të përqendrohen në ofertë konkrete produktive”,- thonë nga BDI.
