Botë
Konferenca e donatorëve në Bruksel: Ndihma për Shqipërinë, mbi 1 miliardë euro
17.02.2020 20:26
Shqipëria ka arritur të tejkalojë edhe faturën financiare prej 1 miliard eurosh...

Shqipëria ka arritur të tejkalojë edhe faturën financiare prej 1 miliard eurosh gjatë konferencës së donatorëve mbajtur këtë të hënë ne Bruksel.
Plot 1.15 miliardë euro ëshyë ndihma në formë donacionesh dhe grantesh që kanë dhënë dhjetëra shtete deri matanë kontinentit tonë, duke tejkaliar edhe pritshmëritë e zyrtarëve të lartë të shqipërisë. Nga Franca që ka dhënë 100 milionë euro e deri tek shteti më i ri në botë kosova, me 200 mijë euro ka qenë ndihma e dhënë në Bruksel sipas mundësive që këto shtete kanë pasur.
Por nuk kanë munguar edhe shtete si Qipro e Malta që duke mos pasur mundësi per ndihmë financiare, nuk e kanë kursyer mbështetjen morale.
Kryeministri Edi rama, i ka falenderuar të gjithë kontributorët në 12 gjuhë, duke shprehur një mirenjohje të pamasë e duke kërkuar mbështetje edhe për hapjen e negociatave në muajin Mars.
Përvecse me para, shumë shtete kanë dhënë ndihmë edhe ne projekte për shkollat e per ndërtimin banesave.
Vendet në të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ishin Durrësi e Thumana. 51 jetë të humbura, qindra banesa të shkatërruara e mbi nje mijë të pastrehë ishte bilanci i atij tërmeti që vështirë se do të harrohet nga shqiptarët.
LULJETA NDOKA
