Maqedoni
LSDM organizoi marsh për drejtësi, premton prokurori dhe gjyqësor të pavarur
17.02.2020 21:44
Pas miratimit të Ligjeve për Prokurori dhe Këshill të Prokurorëve LSDM...

Pas miratimit të Ligjeve për Prokurori dhe Këshill të Prokurorëve LSDM, ka organizuar marsh nën moton “Ecim për drejtësi”, me çka ka premtuar prokurori dhe gjyqësor të pavarur.
Marshi qytetar ka filluar para Kuvendit, ndërsa ka përfunduar para kompleksit të gjykatave në Shkup. Lideri I LSDM – së Zoran Zaev në fjalimin e tij tha se drejtësia po vjen ngadalë, por po vjen, ne kemi etje për drejtësi tha ai.
“Tani gjyqësori është në veprim, për ate ne jemi këtu. Parlamenti hapi një kapitull të ri në gjyqësor, deputetët qëndruan pas ligjit I cili është themeli i një shteti juridik. Me këtë ligj nuk ka amnisti të fshehur për askënd, as për raste të vjetra dhe as për raste të reja, të gjithë do të përballen me përgjegjësi, populli ynë është I etur për drejtësi, për drejtësi të shpejtë dhe efikase”, u shpreh kryetari i LSDM- së, Zoran Zaev.
