Turqi, vazhdon ndjekja e gylenistëve
18.02.2020 09:31
Prokurorët turq që po hetojnë ushtrinë dhe ministrinë e Drejtësisë...

Prokurorët turq të cilët po hetojnë ushtrinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, urdhëruan arrestimin e rreth 700 personave të për lidhje me grusht-shtetin e vitin 2016. Autoritetet turke në vazhdimësi kanë goditur ndjekësit e pretenduar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga grusht-shtet i dështuar në korrik të vitit 2016, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz.
Prokurorët në kryeqytetin Ankara, urdhëruan arrestimin e 71 personave pas një hetimi që shënjestronte mbështetësit e supozuar të Gulenit në ministrinë e Drejtësisë. Prej tyre, 33 punonin aktualisht në ministri. Që nga përpjekja për grusht shteti, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit dhe rreth 150,000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u pushuan ose u pezulluan nga puna.
Vendet perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar masat e Turqisë, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur veprimet duke i arsyetuar se janë përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë.
