Koronavirusi, humbin jetën 1873 persona, të infektuar 73 mijë
Ka shkuar në 1.873 numri i viktimave nga koronavirusi....

Ka shkuar në 1.873 numri i viktimave nga koronavirusi, ku në mesin e tyre është edhe drejtori i një spitali në Wuhan, neurokirurgu Liu Ziming.
Teksa numri i të vdekurve jashtë Kinës ka kapur shifrën 5, aktualisht janë mbi 73 mijë persona të infektuar në mbarë botën. Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se më shumë se 80% e të prekurve janë të sëmurë ose të moshuar.
Studimi tregon gjithashtu se një rrezik i lartë i kanoset edhe personelit mjekësor. Gjetjet e zyrtarëve të shëndetësisë në Kinë treguan se vdekshmëria nga Koronavirusi tashmë i quajtur Covid-19 e ka shkallën 2.3%.
Në Hubei, krahina më e prekur, shkalla e vdekshmërisë është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit.
