Tenis
Xhokoviç i pari, Deari i 1232, Durguti i 1308
06.10.2014 15:31
Novak Xhokoviç e ka rritur edhe më shumë epërsinë ndaj kundërshtarëve në rangimin më të ri të ATP-së...

Pas triumfit të ri, të pestë në seri në Pekin, Xhokovic, tani ka 3695 pikë më shumë se I dyti Rafaell Nadall, I cili ndiqet nga Roxher Federer, me crast zvicërani ka vetëm 285 pikë më pak se spanjolli I cili në Pekin u eliminua në cerekfinale.
Më pas, rradhiten edhe Stanisllas Vavrinka dhe David Ferer, ndërsa japonezi Kej Nishikori, pas triumfit në Tokio u ngjit për një pozitë dhe tani është I gjashti, duke zbritur për një vend më poshtë Tomash Berdihun.
Nga tenistët tanë, Shëndrit Deari ka regjistruar ngjitje të re, tani për pesë pozita dhe prej kësaj jave gjendet në vendin e 1232-të.
Ngjitje të re, tani prej dy pozitash, ka regjistruar edhe Besir Duruguti I cili pozicionohet në vendin e 1308-të.
Te femrat, në pozitën e parë vazhdon të prijë pa probleme Serena Uiliams, ndërsa pas saj në rënditje kanë ndodhur ndryshime të mëdha.
Marija Sharapova, fal triumfit në Pekin, nga pozita e katërt është ngjitur në të dytën, duke zbritur nga një vend më poshtë Simona Halepin dhe Petra Kvitovan.
Më pas, në top 10shen janë rradhitur edhe Na Li, Bushar, Radvanska, Ivanovic, Vozniaki dhe Kerber.
MUSTAFA ADEMI
