Gjilan, një police vrau 4 familjarë dhe veten

18.02.2020 15:07

Një zyrtare e Policisë së Kosovës në Gjilan ka vrarë katër anëtarë të familjes....

Një zyrtare e Policisë së Kosovës në Gjilan ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje, njoftoi Prokuroria Themelore në Gjilan.
 
"V. B., zyrtare policore në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa pastaj ka kryer vetëvrasje",- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
 
Sipas të njëjtës, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, që edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre. Me urdhër të prokurorit, mësohet se trupat e pajetë do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.