Mungesa e dokumenteve të udhëtimit, Çulev: Në mars priten 100.000 formularë të rinj

18.02.2020 15:41

Këtë përgjigje do ta merrni nëse provoni për të caktuar termin për pasaporta....

Këtë përgjigje do ta merrni nëse provoni për të caktuar termin për pasaporta. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se do të vijojnë të japin pasaporta vetëm për qytetarët të cilëve iu duhet patjetër dhe për raste urgjente, si për mjekim jashtë vendit, për aktivitete biznesore dhe për personat që punojnë jashtë vendit.                                                                                

Në konferencën e sotme për shtyp ministri teknik, Naqe Çulev, vazhdoi të hedh akuza në drejtim të paraardhësit, Oliver Spasovski, i cili siç tha ka bërë keqmenaxhim të ministrisë.

Ai informoi se në mars do të arrijnë 100.000 formularë për dokumente udhëtimi, ndërsa për momentin kanë ngelur 3.700 formularë, prej tyre 650 do të jenë për dhënien e dokumenteve të udhëtimit me procedurë të përshpejtuar, ndërsa të tjerat do të jepen sipas prioritetit.                                                                            

“Më 6 dhjetor 2019 në informacionin dorëzuar ministrit të Punëve të Brendshme nga ndihmësministri thuhet se në rezervë kanë qenë 88100 pasaporta. Kur erdha unë si ministër shërbimet na informuan se kemi mungesë serioze të dokumenteve personale, përfshirë edhe pasaportat, kam kërkuar informacion të ri dhe pas një muaji më vonë më 8 janar 2020 shërbimet më informuan se i kemi 27 580 pasaporta, nëse shihni pra bëhet fjalë për rreth 50000  pasaporta që gjatë periudhës prej 1 muaj mungojnë.”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen të revoltuar nga mungesa e dokumenteve të udhëtimit. Ata akuzojnë institucionet për paaftësi.

“Isha për dokumente të tjera. Nuk kishte termin. Nuk di çfarë të them, janë të paorganizuar.”,- theksoi një qytetar.

“Herën e fundit kur kërkova termin u desh të prisja 1 muaj, mendoj se nuk është aspak në rregull. Mendoj se për dokumente kryesore udhëtimi nuk duhet të ketë problem.”,- tha një qytetar.

“Isha për lejen me procedurë të përshpejtuar. Me procedurë të rregullt më thanë vetëm në prill, si mund të qëndroj deri atëkohë pa patentë shoferi. Pagova 1500 den., kjo është e papranueshme.”,- u shpreh një qytetar.                                                          

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për problem shtetëror i cili i tejkalon mundësitë e MPB-së, Çulev njoftoi se do të ulen me ekzekutivin për të gjetur një metodë për tejkalimin e kësaj situate. (Zekirja Mexhiti, TVM2)