Botë

Virusi “Kovid 19”, 1,868 të vdekur në Kinë dhe 5 të vdekur jashtë Kinës

18.02.2020 15:54

Numri i personave të infektuar me virusin Korona në Kinë po zvogëlohet....

Vdekshmëria më e lartë është tek personat më të moshuar se 80 vjet. Ndërsa deri në moshën 39 shkalla ishte  0.2%.  Tek 80 për qind të rasteve sëmundja kalon me simptoma më të lehta. Rrezik të lartë gjithashtu ekziston edhe tek personeli shëndetësor, thonë autoritet shëndetësore kineze.
 
“Prioriteti ynë kryesor është kontrolli i epidemisë. Ne mobilizuam ndërmarrjet qendrore shtetërore për të kryer kontrollin e epidemisë. Janë bërë përpjekje maksimale në luftën kundër “Covid-19””,- tha zëvendësdrejtori i Këshillit Shtetëror të Kinës, Ren Hongbin.
 
Hulumtimet tregojnë se virusi ishte më i rrezikshëm për pacientët me sëmundje kardiovaskulare, me diabet dhe probleme kronike të frymëmarrjes. Në anijen “Diamond Princes”në Jokohama janë 88 raste të infektuar me virusin “Covid 19”, me çka numri i të prekurve arrin në 542 raste të konfirmuara. 
 
“Të gjithë në anije shpresojnë të kthehen shpejt në shtëpi dhe ministria po planifikon t'i ndihmojë ata.”,- theksoi ministri i Shëndetësisë së Japonisë, Katsunobu Kato.
 
Zona më e prekur është provinca Hubi. Atje, vdekshmëria është 2.9% dhe në pjesën tjetër të vendit është 0.4%. Shkalla e vdekshmërisë së virusit Korona është 2.3%. Sipas raporteve të fundit, 1,868 njerëz kanë vdekur deri më tani nga “Kovid-19”.  Në mesin e të vdekurve është edhe drejtori i një spitali në Wuhan, neurokirurgu Liu Ziming, i cili është  drejtori i parë i spitalit që vdiq nga virusi. Numri i të vdekurve jashtë Kinës ka arritur në 5 persona, ndërsa mbi 73 mijë persona janë të infektuar në mbarë botën.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI