Maqedoni

Turizmi në RMV, vitin e kaluar u shënua rritje prej 3 deri 5%

18.02.2020 16:31

Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit shprehet e kënaqur me turistët që kanë vizituar vendin....

Drejtori i Agjencisë, Ljupço Janevski, thotë se prej 3 deri 5% është rritur numri i vizitorëve në vitin 2019 dhe pret që në vitin 2020 ky numër të rritet. 
 
“Presim që në vitin 2020, nëse jemi në këtë ligj, rritje prej 5 deri 7 për qind të turistëve dhe gati 10% të bujti. Me këtë do të tregojmë se kemi turizëm të qëndrueshëm dhe se Maqedonia është destinacioni për turizëm të qëndrueshëm.”,- tha drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Ljupço Janevski.
 
Agjencia e Promovimit dhe Mbështetjes së Turizmit ka përgatitur një projekt, me të cilin do të vëzhgohen të gjithë turistët online, sepse, sipas tij, 52% e turistëve në botë janë turist të lirë. Ai thotë se këtë vit presin 7000 deri 10 000 turistë si pjesë e turneve rajonale. Ndërsa nuk pritet ndikimi i ndjeshëm nga virusi Korona, pasi pjesa e turistëve aziatikë nuk është e lartë. 
 
“Është e vërtetë që ekzistojnë një numër i grupeve të anuluara, por nga operatorët e huaj turistikë, jo tanët, sepse në rajon dhe madje edhe në Evropë ka anulime, nuk duan të marrin mysafirë nga Kina. Kjo nuk ka ndodhur ende në vendin tonë dhe shpresoj se nuk do të ndodhë, por duhet të presim dhe të shohim se si do të shkojë situata.”,- theksoi drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Ljupço Janevski. 
 
Statistikat e fundit thonë se vitin e kaluar 14,000 turistë nga Kina vizituan vendin dhe janë realizuar 20,000 bujti. 
 
SEDAT SELIMI