Maqedoni
MPPS: Personat pa dokumente do të regjistrohen në libër të posaçëm amë
18.02.2020 17:13
Para shpërbërjes, Kuvendi ka miratuar Ligjin për Persona të Paevidentuar në Librin Amë...

Para shpërbërjes, Kuvendi ka miratuar Ligjin për Persona të Paevidentuar në Librin Amë, me çka është siguruar kornizë institucionale-juridike që ata përfundimisht të marrin identitet qytetar, vlerësojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Qëllimi i këtij ligji është personat të cilët nuk janë të evidentuar në librin amë e të lindurve të evidentohen në libër të posaçëm amë, pas çka do të pajisen me dokumente identifikuese, të cilët do t’u mundësohet realizimi i së drejtës për arsim, mbrojtje shëndetësore dhe sociale, si dhe punësim me sigurim të detyruar social.
“Persona të tillë ka nga të gjitha bashkësitë. Përcaktimi ynë gjatë dy viteve e gjysmë ishte se këta persona, të cilët më shpesh janë nga shtresat më të ndjeshme shoqërore, nuk guxojmë t’i lëmë të jetojnë në margjina të shoqërisë. Prandaj filluam me zgjidhjen sistematike dhe fazore të kësaj çështje, në bashkëpunim me institucionet e tjera: MPB-në, Drejtorinë për Udhëheqje të Librave Amë dhe qendrave për punë sociale, si dhe me mbështetje të fuqishme të organizatave ndërkombëtare, OSBE dhe UNHCR. U identifikuan rreth 700 persona pa ekstrakt të lindjes dhe ata në pajtim me Ligjin e ri do të marrin dokument identifikues e më pas edhe ekstrakt të parë nga libri amë i të lindurve.”,- theksojnë nga Ministria e Punës dhe Politikë Sociale.
Me implementimi i këtij Ligji në kategorinë e margjinalizuar të qytetarëve bëhet juridikisht e dukshme, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut tregon se i respekton vlerat demokratike dhe përjashtimin e diskriminimit, në pajtim me normat dhe standardet ndërkombëtare, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
FARIJE DAUTI BAKIJU
