Maqedoni
Në Bullgari u paraqit gripi i shpendëve, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ndërmori masa
18.02.2020 17:29
Pas informacionit për praninë e gripit të shpendëve në qytetin bullgar, Rakovski...

Pas informacionit për praninë e gripit të shpendëve në qytetin bullgar, Rakovski, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në Maqedoninë së Veriut thotë se ka ndërmarrë masa mbrojtëse.
Një ndër masat kryesore është ndalesa për import të kafshëve të gjalla dhe prodhimeve dhe nënprodukte nga shpezët nga vendet dhe rajonet ku është konfirmuar prania e kësaj sëmundje.
“Rasti i fundit është në Bullgari, që është më afër nesh, ku është paraqitur gripi i shpezëve. Maqedonia ka ndërmarrë masa ku sot kam nënshkruar vendimin për ndalesë të importit nga Bullgaria. Maqedonia gjithashtu ka programin për monitorin, ku zbulon më herët ndonjë sëmundje tek shpezët. Ushqimi nëpër markete është i sigurt, mund të konsumohet lirshëm.”,- thuhet nga AUV.
Agjencia për Siguri Ushqimore në Bullgari ka raportuar për shpërndarjen e virusit të zogjve, H5N8, në një fermë patash, në qytezën Rakovski, në jug të shtetit.
Autoritetet kanë ndaluar edhe lëvizjen e zogjve në zonën e mbrojtur, si dhe shitjen e vezëve nga zona e prekur prej virusit.
Rreth 6,000 pata do të asgjësohen pas rasteve të para të raportuara për prekjen e shpendëve nga virusi.
REJHANE BUSHI METAJ
