Maqedoni

Varhelyi, optimist se RMV dhe Shqipëria do të nisin bisedimet

18.02.2020 18:24

Eurokomisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria...

Eurokomisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i zbatojnë reformat e nevojshme për anëtarësim në BE.

Deklarata e Varhelyit vjen pas paralajmërimeve të Parisit se nuk do ta bllokojë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në rast se do të jenë pozitive raportet që do t’i publikojë Komisioni Evropian në mars.

“Jam shumë i inkurajuar nga vizitat e mia në të dyja vendet. Ata nuk heqin dorë nga reformat. Do ta shihni se do t’i realizojnë. Dhe, nëse e bëjnë këtë, duhet të jeni të bindur se negociatat duhet të hapen”, ka theksuar Varhelyi.