Prishtinë, Sela takoi kryeministrin Kurti
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka qëndruar për vizitë në Prishtinë...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka qëndruar për vizitë në Prishtinë, ku është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sela me këtë rast uroi Kurtin për postin e kryeministrit. Po ashtu në takim është biseduar edhe për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Pas takimit, Sela e Kurti nuk janë prononcuar për mediat, ndërsa në një njoftim të ASH-së thuhet se kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“Takimi është mbajtur në një atmosferë mjaft vëllazërore me ç’rast, Sela e ka uruar kryeministrin Kurti për detyrën e marrë dhe i ka uruar suksese në misionin e tij të shenjtë për të bërë ndryshimin e shumëpritur në shoqërinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ASh-së.
