Botë
Më 17 mars fillon gjykimi i Netanjahut për korrupsion
18.02.2020 20:25
Gjykimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për korrupsion do të fillojë më 17 mars...

Gjykimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për korrupsion do të fillojë më 17 mars, dy javë pas zgjedhjeve, bëri të ditur sot Ministria e Drejtësisë.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, Netanjahu do të duhet të marrë pjesë në seancën gjyqësore në të cilën do të lexohet aktakuza kundër tij.
Netanjahu e mohon akuzën dhe kah fundi i muajit të kaluar deklaroi se e tërheq kërkesën për marrjen e imunitetit në Parlament nga ndjekja penale për shkak të akuzave për korrupsion.
Kryeministri izraelit në nëntor të vitit të kaluar ishte akuzuar për mashtrim, keqpërdorim të besimit dhe marrjen e mitos në tre raste që kanë lidhje me tregti të shërbimeve politike në këmbim të njoftimit pozitiv për të në mediet dhe marrjen e mitos nga miq të pasur./mia
