Botë

Ghani rizgjidhet president i Afganistanit

18.02.2020 21:45

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, u shpall fitues i zgjedhjeve të shtatorit të kaluar...

Rezultatet u vonuan për shkak të akuzave për manipulim të votave.
 
Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Hawa Alam Nuristani, tha të martën se Ghani është rizgjedhur president me 50.64 për qind të votave.
 
Sipas saj, rivali kryesor i Ghanit, Abdullah Abdullah, ka dalë i dyti me 39.52 për qind.
 
Kundërshtarët e Ghanit thonë se zgjedhjet e 28 shtatorit janë përcjellë me mashtrime masive dhe probleme teknike, për shkak të pajisjeve biometrike që janë përdorur për votim.
 
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë po ashtu e ulët - me vetëm 1.82 milion vota të numëruara.
 
Pothuajse një milion vota u hodhën poshtë për shkak të parregullsive.
 
Afganistani ka rreth 37 milionë banorë dhe 9.6 milionë votues të regjistruar./evropaelire