Futboll
Fiton Reali, shkëlqen sërish Ronaldo
06.10.2014 15:36
Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema shkatërruan 5-0 Atletico Bilbaon, ndërkohë që edhe pse pësoi 5 gola...

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema shkatërruan 5-0 Atletico Bilbaon, ndërkohë që edhe pse pësoi 5 gola, portieri Iraizoz me pritjet e tij u bë protagonist duke evituar një humbje historike të Bilbaos.
Tripleta e të dielës e ngjit portugezin Ronaldo në krye të listës së golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll me 13 të tillë.
Një fitore e rëndësishme kjo për skuadrën e Ancelotit e cila ngjitet në vendin e katërt duke lënë pas kampionët e Simeones dhe tashmë është vetëm 4 pikë larg Barçës kryesuese.
