Maqedoni
Aksidenti në Llaskarcë, vazhdon procesi gjyqësor
19.02.2020 09:30
Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj gjashtë të akuzuarve.....

Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj gjashtë të akuzuarve për fatkeqësinë e autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë të Shkupit. Në seancën e sotme gjyqësore, eksperti i ndërtimtarisë dhe infrastrukturës rrugore dëshmoi për cilësinë e mburojave anësore të autostradës, pikërisht në aksin Shkup – Tetovë, tek fshati Llaskarcë, ku edhe ka ndodhur tragjedia.
Ai në pyetjet e prokurorit të këtij rasti tha se në asistim të Fakultetit të Makinerisë kanë ekzaminuar veçoritë gjeometrike dhe përbërjen kimike të atij llojit të metalit elastik. Konstatuan se mburojat ishin të vjetërsuara dhe kishin një kualitet të ulët, por të vëna sipas standardeve evropiane, të pranuara në atë kohë. Mburojat ishin të prodhuara në Bullgari.
Më 13 shkurt të vitit të kaluar, autobusi i “Durmo Tursit” doli nga rruga, me ç’rast e humbën jetën 16 persona, ndërsa mbi 35 pësuan lëndime të rënda.
