Maqedoni
Spasovski: BE të vendosë për negociatat para 12 prillit
19.02.2020 11:03
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, i bëri thirrje BE-së...

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, i bëri thirrje BE-së të marrë vendim për fillimin e negociatave para zgjedhjeve të 12 prillit.
“Kemi bërë gjithçka që është kërkuar prej nesh dhe është shumë me rëndësi të marrim porosi përkatëse nga BE-ja, veçanërisht në mars. Tajmingu është me rëndësi të madhe për ne me qëllim që të ndalohet pasiguria rreth perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut që mund të paraqitet në vend, por edhe për rajonin”,- vlerëson Spasovski në një intervistë për “Euobserver”.
Ngrirja e zgjerimit të BE-së dhe mosmarrja e vendimit për fillimin e negociatave në tetor të vitit të kaluar ka kontribuar për kthimin e retorikës nacionaliste në Maqedoninë e Veriut. Vendimi i tetorit, sipas tij, ishte gabim, strategjik dhe kontribuoi për zhgënjim të madh midis njerëzve të zakonshëm. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë përballje midis forcave pro-evropiane dhe nacionaliste në vend.
“Kemi dy koncepte të kundërta – i pari ofron integrim në BE dhe në NATO prosperitet, liri, transparencë, demokraci… kundrejt konceptit i cili është kundër gjithë kësaj që i numërova dhe mbështetet nga opozita tashme”,- thotë Spasovski.
VMRO-DPMNE-ja opozitare, sipas tij, nuk ka bërë asgjë për ndryshim që nga koha e “gruevizmit” dhe në këtë koncept ende thellë është rrënjosur në aktivitetet partiake.
“Mosmarrja e vendimeve të duhura në kohë të duhur vetëm e stimulon “gruevizmin” dhe koncepti i tillë i të menduarit midis njerëzve, sepse ata e humbasin besimin në perspektivën evropiane", paralajmëron Spasovski në intervistën për “Euobserver”, lidhur me pritjet që BE-ja së shpejti të marrë vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
