Maqedoni
Gripi sezonal, vdiq një 85 vjeçar
19.02.2020 11:38
Gripi sezonal ka marrë viktimën e dytë në vend.....

Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se gjatë fundjavës, një burrë i moshës 85 vjeçare ndërroi jetë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga gripi sezonal, derisa njëkohësisht vuante nga një sëmundje tjetër. Tanimë i ndjeri kishte edhe komplikime tjera shëndetësore, thonë nga Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup.
Viktima e parë ishte një vajzë 13 vjeçare e cila ndërroi jetë javën e kaluar në Klinikën e Fëmijëve. Momentalisht në Klinikën Infektive qëndrojnë të shtrirë rreth 40 pacientë me grip, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik javën e kaluar regjistroi numër të lartë të rasteve me grip. Të enjten përfaqësuesit e Komisionit për Sëmundje ngjitëse do të shqyrtojnë mundësinë për mbylljen e përkohshme të shkollave, në rast se numri i rasteve me grip ka tejkaluar pragun normal të sezonit të gripit.
